DYLON

Manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”  vazhdon rrjedhjen e saj

Manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”  vazhdon rrjedhjen e saj
Avatar photo Redaksia

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”, kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”.

Pas mbajtjes së turneut në futboll të vogël “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, mbrëmjen e 1 majit u ndezën “Flakadanët e Lirisë”, kushtuar 114 dëshmorëve të rënë në betejën heroike të Koshares.

EkoHigjiena

Derisa është mbajtur edhe finalja e madhe “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”.

Kryetari i Komunës Alban Hyseni, tha se nën dritën e “Flakadanit të Lirisë” dhe në kujtim të heroit tonë Agim Ramadani, mbrëmë përjetuan një finale të jashtëzakonshme në kuadër të “Ditëve të Agimit”.

Përndryshe, Ekipi “Kenan Halimi” tregoi lojë të shkëlqyer dhe u shpall kampion duke mposhtur “PS Center” me rezultatin 3:1!

“Urime të përzemërta fituesve dhe përgëzime organizatorëve për këtë super organizim”, tha kryetari Alban Hyseni.

Nga 1 maji manifestimi vazhdon me aktivitete tjera deri më 4 maj me ngjarje të shumta, përfshirë turneun tradicional në “Snooker” me 1,2,3 maj.

Pastaj një garë ndërkombëtare në karate më 3 maj, si dhe memorialin tradicional të peshkatarisë më 10 maj të organizuar nga SHPSR “Cormoran” në Gjilan në orën 08:00.

Ndsërkohë sot, në orën 14:00, mbahet aktiviteti poetik “Muza e Agimit”, ku poetë nga trojet shqiptare do të sjellin vargje e tyre, duke përforcuar dimensionin kulturor të këtij manifestimi.

Ndërsa me 3 maj, shënohet “Ditën e Shkollës” dhe ditëlindja e Agim Ramadanit.

Derisa në orë 16:00, mbahet tubimi qendror – “I këndojmë Agimit”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.