DYLON

Mani i mirë për shëndet

Avatar photo Redaksia

Mani ka veti të shumta shëndetsore, ai zvogëlon rrezikun nga diabeti, mbron nga sëmundjet e zemrës, e ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmon në humbjen e kileve të tepërta.

Sasia e sheqerit e pranishme në manin e tharë është përgjysmë më e vogël sesa te pemët e tjera të ngjashme, sikur që është rrushi i tharë.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjethja e manit ka përbërës, të cilët ndihmojnë në normalizimin e sheqerit në gjak. Mani i bardhë përmban shumë fibra, ku me vetëm një të tretën e gotës, plotësojmë rreth 20% të nevojave të tona ditore për fibra ushqyese. Përdorimi i rregullt i kësaj peme çon deri te zvogëlimi i nivelit të kolesterolit dhe përmirësimi i sistemit të tretjes.

Mani është një frut që përmban sasi të mëdha të antioksiduesve. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Teksasit, mani përmban rеsvеrаtrоl, i cili është një substancë që lufton shumë lloje të tumoreve dhe të sëmundjeve të zemrës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.