Mandarinat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C, sasi të bollshme të vitaminës D dhe K . Të dy këto vitamina sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut. Mandarina është një burim i mirë i vitaminave A dhe C. Ajo gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium.
Mandarina, është burim i mirë i fibrave dietike. Mandarinat përmbajnë Beta-Karoten, i cili funksionon si antioksidant, por që mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A, e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe po ashtu ndihmon sistemin imunitar.
Mandarina stimulon ndarjen e qelizave dhe gjeneron qeliza të reja. Pastron gjakun dhe përdoret si purifikuese. Po ashtu mandarina, nxjerr substancat toksike nga trupi si ndotësit e ujit, kripërat shtesë, lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit , përdoret si qetësuese kundër etheve, helmimeve, alergjive e të tjera.
Po ashtu qetëson stomakun e irrituar dhe ndihmon në tretjen e ushqimit, përthithjen e lendeve ushqyese në mëlçi, stomak dhe ne zorrë, ne rritjen e sistemit imunitar , lehtësimin e problemeve te frymëmarrjes dhe qetësimin e sistemit nervor.