Manchester United ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, ka rinovuar kontratën e tij me klubin nga Old Trafford deri në vitin 2018.
18 vjeçarit i skadonte kontrata verën e ardhshme, por pas dy-golëshit ndaj Sunderlandit u rritën edhe ofertat për të nga mbarë kontinenti dhe tani Djajtë e Kuq kanë reaguar, duke e lidhur shqiptarin me klubin aktual, transmeton telegrafi.
Manchester United ka mësuar nga largimi i Pogbas dhe nuk ka dashur që e njëjta të ndodhë me Adnanin.