DYLON

Manaferrat mund të rrisin mundësitë për t’u bërë prind

Avatar photo Redaksia

Sipas hulumtuesve, manaferrat mund të rrisin akoma më shumë mundësitë për t’u bërë prind. Manaferrat përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, një lëndë ushqyese kyç për fertilitetin mashkullor, si dhe magnez, i cili është i përfshirë në prodhimin e testosteronit.

Manaferrat gjithashtu mendohet se luajnë rol të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e spermatozoideve kur meshkujt janë të stresuar.

EkoHigjiena

Sipas studimit të laboratorit Lawrence Berkeley në SHBA, u gjet se burrat që kishin konsum të lartë të vitaminës C, kishin 20% më pak “dëme” në ADN-në e spermatozoideve. Kurse një mjeke dietike, Juliet Wilson tha se “manaferrat shërbejnë për të rritur pjellorinë tek burrat, por edhe tek gratë”.

Ajo shtoi gjithashtu se manaferrat kanë të njëjtat vlera ushqyese dhe vitamina njësoj si dhe rrushi. “Manaferrat sigurojnë të njëjtën sasi vitamine C njësoj si rrushi”, vazhdon mjekja Wilson. Përveç këtyre cilësive, ky lloj fryti ndihmon edhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe për balancimin e hormoneve seksuale.