/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në Partesh është arrestuar i dyshuari, një qytetar serb, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka sulmuar anëtarët e familjes dhe pastaj ka tentuar që t’ia vejë zjarrin shtëpisë.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/