Eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, i ka bërë thirrje komisionit shtetëror të Kosovës të mos ngutet për shënimin e kufirit me Malin e Zi, por ta mbrojë vijën kufitare të ’74-s.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Maloku ka thënë se me demarkacionin me Malin e Zi janë duke u bërë lojëra të rrezikshme.
Ai ka thënë se komisioni shtetëror i Kosovës për shënimin e kufirit me Malin e Zi ka punuar në mënyrë jotransparente që, sipas tij, mund t’i shkaktojë telashe shtetit tonë.
Maloku ka thënë se nuk kemi nevojë për të pasur pretendime territoriale ndaj Malit të Zi, mirëpo nuk do të ishte mirë të lejohet që vija kufitare të shkojë në dëm të territorit të Kosovës.
Për më tepër shih shkrimin:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=62786&Ctype=1