Analisti dhe anëtari i AKR-së Naim Maloku ka thumbuar shoqatat e UÇK-së për siç thotë mos reagim ndaj arrestimit të Ramush Haradinaj. Ai befasohet me faktin se derisa ata protestonin edhe kundër rektorit, për Haradinaj kanë heshtur.
“Edhe njëherë për rastin Haradinaj
Ku na mbeten të ashtuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”?
Protestonin dhe reagonin edhe për çeshtje aq banale si psh: rektorati i UP-s ose ta zëmë djegëja e flamujve midis Prishtine…
Tani kur maltretohët nga policët Slloven,
Pa kurrëfar shkaku, një prej figurave më emblematike e UÇK-së, të vetëzgjedhurit dhe të vetëshpallurit “udhëheqës” të këtyre Shoqatave kanë hy në vrimë të miut.
Ju më nuk keni të drejtë të përfaqësoni:
Veteranët e UÇK-së sepse Ramush Haradinaj është më së paku veteran
Invalidët e UÇK-së, sepse Ramush Haradinaj katër herë është plagosur në luftë
Familjet e Deshmorëve të UÇK-së, sepse Ramush Haradinaj është familjar i tre Deshmorëve të Kombit
Ju nuk keni të drejtë as me e përmendë UÇK-n sepse e deshmuat qe jeni të instrumentalizuar nga interesa të ngushta klanore.
Marre duhët me ju ardhë”.
http://botasot.info/lajme/417989/maloku-shoqatat-e-uck-se-kane-hyre-ne-vrime-te-miut/