DYLON

Maloku: Nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund të tërhiqen

Avatar photo Redaksia

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, në një intervistë për “Epokën e re” i ka vlerësuar të tmerrshme pamjet që e kanë karakterizuar seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, është dashur të pezullohet mbajtja e seancës dhe të insistohet për dialog në mes të pozitës dhe opozitës për të gjetur rrugëdalje.

Për tejkalimin e situatës aktuale Maloku ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç dialogut. Ai i ka bërë thirrje presidentes Atifete Jahjaga që sërish të tentojë t’i bëjë bashkë liderët politikë.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund të tërhiqen. “Edhe po të vijë qeveria tjetër nuk mund t’i tërheqë këto nënshkrime”, është shprehur Maloku.

Shkuarjen eventuale në zgjedhje të reja Naim Maloku e sheh si zgjidhje.

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=71838&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.