Maloku: Në pasqyrë shikojeni vetveten!

Maloku: Në pasqyrë shikojeni vetveten!

Pas aksionit simbolik të Partisë Socialdemokrate përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës ku kishin vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë Kurti, ka reaguar profesori universitar, Flamur Maloku që muaj më parë iu kishte bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje.

Filologu Flamur Maloku, në një postim në profilin e tij ka shkruar ndër tjerash: “Në pasqyrë shikojeni vetveten që dikur besonit në kauzë kombëtare, në drejtësi e zhvillim e u transformuat në lakmitarë”.

Ja postimi i tij i plotë

Në pasqyrë shikojeni vetveten që dikur besonit në kauzë kombëtare, në drejtësi e zhvillim e u transformuat në lakmitarë.

Nga ideja për reforma kaluat në ide për përfitime komerciale. Ju nuk patët ide, por kishit interesa të ulëta financiare. E tash? Kritikoni Albin Kurtin sepse plani i Kurtit kundërshton gjithë profiterët sikur ju, plani i Kurtit kthen shpresën për të cilën më 10 shkurt u vranë dy aktivistë tanë.

Turpi juaj s’paska pasur kufij. Ende flisni për aktivistët e devotshëm ku ju me duart tuaj tentuat ta shkatërroni LV-në, idealin që aktivistët e donin edhe ta fuqizonin kombin, por ju dështuat dhe do të dështoni sepse të dështuara janë manipulimet tuaja dhe smirat!

FM

KOMENTE