DYLON

Maloku kërkon sqarim për mos respektimin e flamurit shtetëror nga Shpend Ahmeti

Avatar photo Redaksia

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngrehu shqetësimin e saj lidhur me mos respektimin e simboleve shtetërore nga ana e Komunës së Prishtinës.

Maloku theksoj se janë bërë pothuajse dy javë që nga dita e çlirimit të Prishtinës, dhe në këtë ditë asnjë flamur shtetërorë nuk është parë të valojë në qytet.

EkoHigjiena

Maloku ka shtuar se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me vendosjen e shtatores së Ismail Qemailit ku nuk u pa asnjë flamur shtetorë.

“ Dua të di nëse Ministria e Pushtetit Lokal ka kërkuar sqarim nga Shpend Ahmeti për mos prezencën e asnjë flamuri shtetëror në këto dy manifestime. Edhe unë e dua më shumë flamurin dardan të presidentit Rugova, por kjo nuk më jep të drejtën që ti mos respektoj simbolet shtetërore ato me të cilat Kosova përfaqësohet anë e kënd botës”, ka thënë Maloku.

Ajo ka shtuar se Komuna e Prishtinës siç duke e do pushtetin por jo edhe shtetin. Maloku ka kërkuar sqarim publik nga Ministria e Pushtetit Lokal lidhur me përdhosjen e flamurit shtetëror nga ana e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=168198

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.