DYLON

Maloku i kërkon kryeministrit ta shkarkojë Abrashin

Avatar photo Redaksia

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i cili i ka krahasuar metodat e përdoruara nga Lëvizja Vetëvendosje!, sidomos gjuajtjen me ve dhe incizimin e atyre aksioneve, me metodat e organizatës terroriste ISIS.

Maloku në një postim në rrjetin social Facebook drejtuar kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar nga ai që të përcaktohet në dy gjëra: në shkarkimin e Abrashit dhe sqarimin përmes Kushtetutës për kërkesën për dialog me organizata terroriste.

EkoHigjiena

Lexoni postimin e plotë të Malokut:

Kryeministër,
Ministri ne Qeverinë te cilën Ju e drejtoni, z. Abrashi e quajti publikisht VV n ISIS!
VV është, si qe edhe Ju besoj e dini, partia e trete nga zgjedhjet e kaluara dhe njeherit ne opozite.
Ju vazhdimisht po deklaroni, publikisht nga mbledhjet e Qeverise dhe para Ministrit, qe jeni për dialog.
Janë dy gjera për te cilat Ju duhet te përcaktoheni
1. Ta shkarkoni Ministrin dhe me ketë ta bindeni opozitën dhe opinionin e gjere qe ftesa e Juaj për dialog është e sinqertë, ose,
2. Te na sqaroni se me cilin nen te Kushtetutës Ju keni te drejte si Kryeministër me i ofrua dialog një organizate terroriste.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.