DYLON

Maloku: Gjykata Speciale si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë

Avatar photo Redaksia

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja Doruntina Maloku ka thënë që themelimi i Gjykatës Speciale do të vije si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Madje sipas saj ky sistem është shumë më i mirë në të bërit padrejtësi. Sipas saj Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë për drejtësi dhe në asnjë mënyrë për të dhënë padrejtësi

EkoHigjiena

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për të kërkuar drejtësi dhe assesi për të dhënë padrejtësi”, ka thënë Maloku

Ajo ka mbështetur votimin për Gjykatën Speciale duke thënë që është e turpshme të mos votohet kjo gjykatë ngase ne të gjithë po kërkojmë drejtësi që 16 vjet

“Është e turpshme të refuzohet themelimi i Gjykatës Speciale kur ne të gjithë qe 16 vjet po kërkojmë drejtësi”, është shprehur Maloku

Maloku i bëri këto deklarata gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, me të cilin rast u mbajt interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa lidhur me Gjykatën Speciale.

http://botasot.info/kosova/386488/haradinaj-kuci-ishte-pjese-e-dallavereve-per-gjykaten-speciale-kuci-edhe-haradinaj-ishte-pjese-e-ketij-procesi-foto/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.