DYLON

Malisheva ndali ecurinë pozitive të Gjilanit

Malisheva ndali ecurinë pozitive të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani nuk ia doli t’i bëjë ballë Malishevës, duke ndërprerë kështu ecurinë e rezultateve pozitive që pati në këto xhiro të deritanishme të stinorit pranveror.

Ishte kjo një përballje e rëndësishme e skuadrës kuq e bardh nga Gjilani pasi po ballafaqohej me një skuadër rivale e drejtpërdrejt për një pozitë që do të dërgojë në garat evropiane.

EkoHigjiena

Ballafaqimi Malisheva – Gjilani u përmbyll me rezultatin 4:1. Ishte kjo ndeshje e javës së 24-të e Superligës së Kosovës në Futboll.

Golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Oltion Bilalli derisa për vendësit shënuan Arbër Prekazi dhe Altin Aliu, tregolësh.

Gjilani vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 34 pikë, në pozitën 2 e 3 janë Ballkani dhe Malisheva me nga 40 pikë, e liderë është Drita me 53 pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.