DYLON

Malisheva e Ulët, Malisheva e Epërme dhe Livoqi urojnë kryetarin Haziri

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij qytetarët e Malishevës së Epërme, Malishevës së Poshtme dhe Livoqit të Ulët, të cilët e uruan atë për marrjen e detyrës së re.

Pasi ka falënderuar qytetarët për vizitën, kryetari Haziri ka thënë se do të punoj që të realizohen në përpikëri katër programet të proklamuara prej kohësh: rrugën e trotuare, ujin, kanalizimin dhe ndriçimin publik.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka theksuar se katër punët do të realizohen në secilin fshat e lagje, në mënyrë që qytetarët të bëjnë jetë të dinjitetshme.

“Secili fshat e lagje këto i meriton, kjo nuk është diçka që duhet të kërkohet nga institucioni, por kjo duhet të bëhet në bazë të prioriteteve”, ka thënë kryetari Haziri.

Prej se e ka marrë detyrën, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka realizuar qindra takime me qytetarë, të cilët kanë shfaqur shpresën dhe besimin në ndryshimin e jetës së tyre për të mirë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.