DYLON

Maliqi: Nuk besoj se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur

Avatar photo Redaksia

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se ‘beteja’ për zgjedhjen e Hashim Thaçit President ka qenë mjaft e ashpër. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ai ka thënë se as pozita e as opozita nuk i ka zgjedhur mjetet për ta arritur qëllimin final.
Edhe nëse opozita e konteston zgjedhjen e Thaçit, sipas Maliqit, Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë mjaft argumente që për herë të tretë ta shkarkojë Presidentin.

Ai ka vlerësuar se Thaçi do ta forcojë postin e Presidentit nëse punon në interes të përgjithshëm.

EkoHigjiena

Kurse sa i përket opozitës, ai ka thënë se nuk do të mund të vazhdojnë e bashkuar edhe për një kohë të gjatë. Sipas Maliqit, koalicioni VV, AAK dhe Nisma do të ketë çarje.

“Nuk besoj se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur”, tha Maliqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.