DYLON

Maliqi: Mërgimtarët nuk presin për dokumente

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë ka ndërmarrë hapa konkret për pritjen e bashkëatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Drejtori i kësaj drejtorie Valon Maliqi, ka thënë se është rritur volumi i punëvce në Qendrën për Shërbime Qytetarëve dhe në veqanti në sektorin e ofiqarisë. “Ofiqaria do të punojë me orar të zgjatur për sa të vlerësohet e nevojshme për të kryer të gjitha shërbimet ndaj mërgimtarëve, do të eliminohet pauza e drekës nga ora 12 deri në 13” ka thënë drejtori Maliqi. Tashmë drejtori i administratës së përgjitshme Valon Maliqi ka hartuar planin dhe ai po zbatohet në përpikmëri kështu që nuk po vërehen pritje të qytetarëve për dokumente personale.

EkoHigjiena

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, gjithashtu ka krijuar kushte për punë edhe për regjistruesit e angazhuar nga Ministria e Diasporës. “Ne kemi arritur në marrveshje me Ministrinë e Diasporës që t`u ofrojmë kushte pune regjistruesve të tyre, të cilët këto ditë po punojnë së bashku me stafin tonë për të regjistruar bashkatdhetarët” ka thënë Drejtori Valon Maliqi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.