“Gjatë takimit të rregullt të Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar patëm në interpelancë personin e angazhuar (me kontratë në vepër) në Zyren për Preshevë, Aid Berishën. Gjatë diskutimit, pamë se ai tërësisht i paaftë për ta drejtuar atë institucion. Në afro 30 pyetjet që i bëmë, dukej qartë se ai nuk i ka as njohuritë më elementare për Luginën e Preshevës, si dhe për luginasit që jetojnë në Kosovë”, thotë Latif Maliqi Kryesues i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitar.
Maliqi, që vije nga rafdhët e LDK-së, thotë se është e papranueshme tallja e luginasve, duke emëruar njerëz në Zyrën për Preshevë, e që nuk marrin fare erë në çështjet e saj.
“I bëjmë thirrje kryetarit të komunës që urgjentisht të emëroj dikë tjetër këtë post, dikë më të përgatitur, dikë që mund sado pak t’i ndihmojë luginasit, e jo të tallet me ta, duke zbatuar marrëveshje të jashtëligjshme politike”, thotë Maliq. /2LONLINE/