Maliqi: Fondi Humanitar i Gjilanit nuk është sekret, është pasqyruar në raportin financiar 2015
/2L ONLINE/ – “Lidhur me deklaratën e një asambleisti të opozitës, kinse për keqpërdorim të Fondit të Solidaritetit të Komunës së Gjilanit, dua të bëjë një sqarim për opinionin publik”, thotë drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi.
“Nga Gala Mbrëmja e organizuar me iniciativën e kryetarit Haziri, është formuar Këshilli Organizativ më 24.10.2014 për hapjen e llogarisë dhe transferit të mjeteve që grumbullohen në Ministrinë e Financave me qëllim të alokimit të tyre në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për shpenzimin e tyre për destinacionin e caktuar”, thotë ai.
Sipas Maliqit, mjetet e grumbulluara për këtë qëllim në Bankën Kombëtare Tregëtare (BKT) kapin shumën e 111.989,76 euro, të cilat mjete Komisioni në fjalë I ka transferuar në Ministrinë e Financave, e cila pastaj I ka alokuar në DSHMS, edhe atë: 40 mijë euro për subvencione (kryesisht pagesat e qirave të familjeve me gjendje të rëndë sociale) dhe 71.989,76 euro për investime kapitale (për renovim të shtëpive për familjet në nevojë).
“Ndërkohë, kryetari I Komunës Lutfi Haziri I ka ndarë edhe 100 mijë euro nga buxheti I Komunës për t’u dale në ndihmë familjeve në nevojë. Nga mjetet e grumbulluara në vitin 2015, janë shpenzuar 15 mijë e 130 euro nga kategoria e subvencioneve për pagesën e qirave. Mjetet e pashpenzuara janë bartur në vitin 2016 dhe pritet të shpenzohen Brenda këtij viti”, thotë Maliqi.
Sipas tij, të gjitha këto mjete janë të pasqyruara në raportin përfundimtar financiar për vitin 2015, I cili ka kaluar perms Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2L ONLINE/
