DYLON

Maliqi: Është mirë që s’po përzihen të huajt

Avatar photo Redaksia

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, e ka vlerësuar pozitivisht qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila është deklaruar se nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, sa i përket zgjidhje

“Situata është pak delikate dhe është mirë që së paku të huajt publikisht nuk dëshirojnë të paragjykojnë se cila do të jetë zgjidhja e ngërçit politik të krijuar në muajt e fundit. Prandaj, mirë është që s’po përzihen”, ka thënë Maliqi për “Epokën e re”.

EkoHigjiena

Megjithatë, ai ka theksuar se duke mos e ditur përmbajtjen e marrëveshjes ndërmjet LAN-it dhe Vetëvendosje!-s, qeveria e udhëhequr nga ta nuk do ta ketë mbështetjen e parezervë të ndërkombëtarëve.

“Pra, nuk e dimë nëse do të ketë ndryshim të kursit të politikës së deritashme të Kosovës karshi atyre zotimeve që i ka pasur vendi ynë ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Nëse Vetëvendosje! është pak e moderuar nuk do ta ketë përkrahjen aq të parezervë të ndërkombëtarëve meqë nuk janë të bindur se qeveria e ardhshme do të jetë shumë e suksesshme”, është shprehur Maliqi.

Sido që të jetë, Maliqi ka thënë se në njërën anë bashkësia ndërkombëtare deklarohet se nuk do të përzihet në këtë çështje, në anën tjetër SHBA-të po i afirmojnë disa procese të arritura nga qeveria Thaçi.

“Në deklaratën e SHBA-ve afirmohen disa gjëra që Kosova i ka arritur me qeverinë aktuale, siç është procesi i dialogut. Por, vetë procesi i formimit të qeverisë natyrisht që është në duart e vendorëve dhe nëse blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! kanë arritur marrëveshje, duhet ta shohim përmbajtjen e asaj në mënyrë që të shohim se a ka mundësi që kjo qeveri të jetë diçka që e ndryshon raportin e Vetëvendosje!-s ndaj disa proceseve që i afirmon deklarata e SHBA-ve, apo do të mbesin tek kërkesat e tyre”, ka deklaruar Maliqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.