DYLON

Maliqi e Kadriu pjesë e Komitetit për Politikë dhe Financa (e plotësuar)

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – (e plotesuar)  – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Valentina Bunjaku-Rexhepi ka takuar subjektet e vogla të përfaqësuara në Kuvend si me AKR, PSD, PD, PR, Vatra dhe KDTP, të cilat janë dakorduar për çështjen e  përfaqësimit në Komitetin për Politikë dhe Financa, e ku krahas të tjerëve do të jenë edhe Arben Maliqi (AKR) dhe Sejdulla Kadriu (Vatra), ndërsa për Komitetin për Komunitete është propozuar Kemajl Shahini.

Bunjaku – Rexhepi ka thënë se për përfaqësimin në Komitetet tjera do të takohen përsëri, për të marrë emrat nga subjektet.

EkoHigjiena

“Është e mundur që kjo të bëhet edhe me fuqinë e votës që e kanë në Kuvend, dhe kështu do të shkohet me përfaqësime në të gjitha komitetet tjera”, ka thënë Rexhepi.

Të gjithë të pranishmi janë pajtuar edhe me rendin e ditës të seancës së tretë me radhë të 31 janarit dhe janë shprehur se do të jenë konstruktiv në vendimet që do të nxirren nga Kuvendi. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.