DYLON

Maliqi: Blerandi do të duhej të shpallej sportist i vitit, fatkeqësisht po vazhdojnë padrejtësitë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, njësia për sport ka bërë përzgjedhjen e më të dalluarve në sektorin e sportit por jo të gjithë janë pajtuar me përzgjedhjen e bërë nga komisioni i krijuar për këtë gjë. Madje disa e vlerësojnë punën e komisionit si jo të mirë dhe përzgjedhjen e më të dalluarve, si të padrejtë sepse nuk janë vlerësuar ata me rezultate më të mira. Në këtë drejtim Maliq Maliqi, drejtor i Klubit të Karatesë “Dardania”, njëherësh anëtar bordi i Federatës së Karatesë së Kosovës, përmend karateistin e këtij Klubi, Blerand Limonin, i cili është përzgjedhur në kategorinë e shpresave të Gjilanit ndërsa Maliqi pretendon se rezultat e tij dëshmojnë se ai ka merituar më shumë.

“Po vazhdon avazi i komisioneve që nuk po e bëjnë punën e tyre mirë. Nuk po vlerësohen realisht më të mirët. Rezultatet e Blerandit, brenda periudhës përkatëse të vlerësimit dëshmojnë se ai e ka merituar të jetë sportist i vitit. Vlerësojë se Komisioni ka bërë një përzgjedhje shumë të padrejtë ndaj sportist tonë Blerand Limonit (kadet)”, ka thënë Maliqi.

EkoHigjiena

Ai u shpreh tejet i pakënaqur por edhe i revoltuar me qasjen që po kanë institucionet, por edhe komisionet veçmas ndaj sportit të karatesë dhe karateistëve në fjalë. “jam i pakënaqur tejmase me vlerësimin që ia kanë bërë Blerandit duke e futur vetëm në mesin e pesë sportistëve të përzgjedhur si shpresat e Gjilanit , edhe atë të radhitur i dyti në këtë pesëshe, ndërkohë që rezultate e arritura nga Blerandi, dëshmitë për këtë i ka pas dhe komisioni, flasin se ai mund të zgjidhje me plotë të drejt edhe sportist i vitit në nivel komune”, thotë Maliqi.

Ai më pastaj radhit disa prej sukseseve të Blerandit brenda periudhës qershor 2015 – qershor 2016, periudhë kjo për të cilën janë vlerësuar sportistët që janë përzgjedhur sot në mesin e të dalluarve.

Maliqi thotë se Blerandi është:

Kampion i dyfishtë i Kosovës
Kampion i dyfishtë mbarëkombëtarë
Kampion ballkanik ( i mbajtur në fund të vitit 2015 në Dubrovnik të Kroacisë)
I pesti në Kampionatin Evropian për kadet dhe nor ( mbajtur në Qipro)
I shtati në Kampionatin Botëror për kadet dhe junior ( i mbajtur në Indonezë) si dhe fitues i vendit të parë në shumë turne në Kosovë dhe jashtë saj.

“Blerand Limoni është edhe reprezentues i rregullt i Reprezentacioni të Republikës së Kosovës. Vlerësojë se sot nuk iu dha vendi i merituar në mesin e më të dalluarve dhe me këtë vlerësoi se po vazhdon padrejtësia e atyre që përzgjedhin ndaj karateistëve tanë që suksesin e tyre e dëshmojnë, jo fjalët tona, por rezultatet e tyre”, thotë Maliq Maliqi, drejtor i Klubit të Karatesë “Dardania” nga Gjilani. /2L ONLINE/



BLERAND LIMONI


MALIQ MALIQI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.