Maliqi: Administratë efikase dhe në shërbim të qytetarëve
/2L ONLINE/ – Administrata komunale e Kamenicës ka treguar performancë të mirë gjatë punës në sezonin e verës, duke ofruar shërbime për qytetarët me orar të zgjatur, thonë drejtues të kësaj administrate.
Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi, ka njoftuar se gjatë këtij viti kjo drejtori ka pranuar dhe përpunuar 23.698 kërkesa nga palët, që kryesisht kanë qenë për paisjen me dokumente të ndryshme nga ofiqaria. Për të gjitha këto kërkesa në adresë të drejtorisë kanë ardhur vetëm katër ankesa nga qytetarët.
Gjatë muajit gusht është funksionalizuar edhe recepcioni në ndërtesën e Komunës së Kamenicës, përmes të cilit u ofrohen kushte më të mira pune zyrtarëve komunal, dhe u krijohen lehtësi edhe qytetarëve të cilët kanë kërkesa të ndryshme në komunë.
Drejtori Valon Maliqi ka bërë të ditur se gjithashtu këto ditë është bërë zgjerimi i autoparkingut brenda oborrit të ndërtesës së komunës, dhe kjo do tu ofroj kushte më të mira qytetarëve për të ardhur në komunë për punë të ndryshme.
Udhëheqësi i personelit Faton Biqkaj ka njoftuar se ristrukturimi i Administratës komunale tani pas hyrjes në fuqi të Katallogut të vendeve të punës është prioritet i komunës. Ai ka thënë se do të shtohet mbiqkyrja ndaj shërbyesve civil dhe punës që ata bëjnë./2L ONLINE/
