DYLON

Malikie Ymeri Hoxha: Qytetarët nuk meritojnë arsyetime e premtime, por punë konkrete!

Malikie Ymeri Hoxha: Qytetarët nuk meritojnë arsyetime e premtime, por punë konkrete!
Redaksia

Malikie Ymeri Hoxha, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar pushtetin në Gjilan  duke e fajësuar për gjendjen aktuale jo të mirë të shumë rrugëve në Gjilan.

Ajo ka thënë se rrugët në gjendje të mjerueshme nuk mund të vazhdojnë të injorohen.

EkoHigjiena

“Si asambleiste e Kuvendit Komunal të Gjilanit, i bëj thirrje publike Komunës së Gjilanit, e në veçanti Drejtorisë së Shërbimeve Publike, që të ndërhyjë urgjentisht për rregullimin e rrugëve”, ka thënë kuvendarja e PDK-së.

Ajo ka përmendur konkretisht disa rrugë përfshirë rrugën “Isa Bajrami”, “Hamdi Berisha” dhe “Dalip Dalipi”, që sipas saj, janë vetëm disa nga rrugët që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Qytetarët nuk meritojnë arsyetime e premtime, por punë konkrete. Komuna duhet të dalë në terren dhe të marrë përgjegjësi. Problemet nuk zgjidhen duke i injoruar, por duke vepruar. Gjilani meriton më shumë”, ka thënë Malikie Ymeri Hoxha, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.