DYLON

Malësia e Bujanocit e harruar edhe nga pushtetarët shqiptarë!

Malësia e Bujanocit e harruar edhe nga pushtetarët shqiptarë!
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Bujanocit nuk e pa të arsyeshme ta bëjë së paku një vizitë në fshatrat e Malësisë, e me theks te veçantë në fshatin Suharrën, ku biznesmeni i mirënjohur nga kjo trevë Sevdail Haziri i shpenzoi afër 150,000€ për rregullimin e rrugës Zarbincë-Suharrën.

Shkruan: Kushtrim Ajvazi

EkoHigjiena

Biznesmeni në fjalë këtë kontribut po e bënë në mënyrë vullnetare dhe vetëm nga dashuria që ai ka për vendlindjen dhe assesi për ndonjë promovim personal apo diçka të tillë.

Ai po e bënë këtë gjë për t’ua lehtësuar sado pak jetën atyre pak banorëve që janë kthyer dhe po i japin jetë vendlindjes së tyre.

Deri pak më parë, rruga thuajse ishte e pakalueshme për automjete dhe banorët hiqnin të zitë e ullirit për të zbritur poshtë dhe për t’u furnizuar me gjërat elementare, ndërsa për të arritur te mjeku më i afërt nevojiteshin së paku 2 orë.

Tani që rruga është rregulluar, çdo është më e lehtë si për banorët rezidentë, ashtu edhe për bashkëvendësit e tyre që nuk jetojnë më aty, por që duan ta vizitojnë e ta gjallërojnë sado pak vendlindjen e tyre të dashur.

Nagip Arifi si kryetar i komunës, premtoi se do të ndërtonte urën në këtë fshat dhe shumë ura të tjera, dhe se menjëherë pas Festës së Bajramit do të fillonte ndërtimin e tyre, por asgjë nuk bëri. Nuk u ndie më i gjallë.

U bënë 2 muaj prej premtimit të tij, përfitoi 200,000€ nga Qeveria e Kosovës dhe prapë kurrgjë.

Pati premtuar edhe një vizitë që do t’ia bënte Malësisë, por as ajo ende nuk u bë.

Njëjtë, edhe Shaip Kamberi, prejse është bërë deputet e ka harruar fare Malësinë.

Ku po mbetet pushteti komunal karshi investitorëve që me mjete vetanake po ndërtojnë rrugë të tëra?!

 Ku po mbetet pushteti që sipas ligjit është i obliguar që në projektet me bashkëfinancim të participojë me 70% të mjeteve, ndërsa banorët me 30%?!

Pasivizimi i vendbanimeve/dokumenteve po e shpopullon Malësinë,  prerja e pakontrolluar e pyjeve po e shpyllëzon atë duke e lënë krejt lakuriq, e investimet vetanake nuk ndihmohen dhe nuk duartrokiten, madje edhe pengohen.

Thjesht, çka po ndodhë?! /2LONLINE.com/

/Autori është nga Lëvizja Qytetare Vatra/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.