DYLON

Malazezët kërkojnë njohjen në Kushtetutë

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë ja dorëzuan institucioneve të Kosovës nismën-kërkesën për njohjen zyrtare të malazezëve si komunitet etnik në Kushtetutën e Kosovës. Ata kërkojnë për të ndryshuar pjesë të Kushtetutës që rregullon çështjen e komuniteteve të njohura tashmë si serbët, turqit, bosnjakët, romët dhe goranët dhe lënien në dispozicion të disa vendeve në Kuvendin e Kosovës.

Kërkesa i është dorëzuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Për herë të parë kërkesa është e nënshkruar nga përfaqësuesit e të gjitha organizatave, partive dhe pjesëve tjera  të komunitetit malazez në Kosovë.

EkoHigjiena

” Kjo është një tregues i kompaktësisë së komunitetit malazez  për gjëra të rëndësisë  themelore për malazezët në Kosovë”, thuhet në deklaratë. Iniciativa vlerëson se njohja kushtetuese e komunitetit malazez dhe caktimi i një numri  të përshtatshëm  të vendeve të rezervuara për  përfaqësuesit e Malazezëve të Kosovës në Kuvend, shërben për përmisimin e të drejtave dhe gjendjes së këtij komuniteti dhe zhvillimin e mardhënjeve.

 Është theksuar gjithashtu se njohja e malazezëve në Kushtetutën e Kosovës do të përdoret për zhvillimin dhe forcimi min e  marrëdhënieve ndryshe miqësore mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kushtetuta e Kosovës njeh pesë komunitete pakicë, ate serbe,turke,boshnjake,rome dhe goranët.Ata të gjithë kanë vendet e tyre të garantuara në Kuvend.





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.