DYLON

Majlinda tregon arsyen e festimit të veçantë në palestrën e mbushur me bjellorusë

Majlinda tregon arsyen e festimit të veçantë në palestrën e mbushur me bjellorusë
Avatar photo Elife Sherifi

Majlinda Kelmendi e ka shpjeguar arsyen e festimit pasi e siguroi medaljen e artë në Lojërat Evropiane.

Xhudistja pejane thotë se i përshëndeti sportistët që po e përkrahnin, të cilët shtyheshin me krejt publikun, që ishte në anën e kundërshtares së Majlindës, ruses Natalia Kuziutina, të cilën e mposhti në finale.

“Për vetë faktin se ishim në Bjellorusi dhe garuesja me të cilën kisha me u ndesh ishte ruse, kështu që krejt salla e brohoriste emrin e Rusisë. Dhe, një numër i caktuar i sportistëve ishin me ne dhe mundoheshin të shtyheshin me krejt publikun. Dhe, në momentin që fitova u ktheva kah ata dhe ua bëra me dije që ne jemi këtu”, shpjegoi Majlinda në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

EkoHigjiena

Majlinda theksoi tutje se po e rikthen formën e dikurshme dhe se është gati për sfidat e mëdha që e presin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.