Xhudisja kosovare Majlinda Kelmendi (52 kg) ka ngadhënjyer në gjysmë finale duke mundur xhudistin japonezen, Misato Nakamura, duke bërë kështu të kualifikohet në finale dhe me këtë edhe t’ia sigurojë Kosovës medaljen e parë olimpike.
Majlinda në finale takohet me xhudisten italiane Odette Giuffrida. Ajo tani më ka të sigurt medaljen e argjend por se sigurt se synim i saj është e arta me çka në Rio do të intonohet himni i Kosovës dhe do të valojë flamuri i Republikës së Kosovës.