Xhudistja Majlinda Kelmendi, do të marr pjesë në Kampionatin botëror të Xhudos që mbahet në Rusi prej datës 25-31 gusht në kategorinë deri në 52 kilogramë. Së bashku me të do të jetë edhe trajneri Driton Kuka dhe xhudistja tjetër gjakovare, Nora Gjakova, që do të konkurrojë në 57 kilogramë.
Kelmendi e cila prin në renditjen botërore me 3.380 pikë, me sukseset e saj në dy vitet e fundit, ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Majlinda në Rusi do të provoj ta mbrojë titullin e botës të fituar një vit më parë në Brazil.