DYLON

Majlinda Kelmendi, e Kosovës apo e Izraelit?!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – E kujt është Majlinda ?! Në fakt Majlinda Kelmendi është një nga krenaritë, jo të shumta, të kohëve moderne të kombit tonë, që shkëlqen dhe përcjellë nëpër botë mesazhin më të mirë nga këto troje, e posaçërisht nga ky shtet i ynë i ri, i lindur me aq vështirësi.

Por për fat të keq, për arsye tashmë të njohura politike e të tjera, të mos funksionimit adekuat të organeve shtetërore, konsullore, shkencore e në fund të fundit edhe qytetare, asaj nuk i atribuohet shkëlqimi faktik, por i imagjinuar herë pas here, ose i rremë.

EkoHigjiena

Shikoni ne faqet e portaleve ose agjencive të ndryshme ku ka edhe korrektësi e ku thuhet se Majlinda është nga Kosova, por edhe të atilla që e vënë nën ombrellën e IJF (Federata Internacionale e Judos). Por me eklatanti mu duk informacioni që jepej dhe mund të lexohej në teletextin e dy shtëpive më të mëdha publike televizive, Gjermane (ARD) si dhe asaj Austriake (ORF) ku Majlinda paraqitej si përfaqësuese e Izraelit…shikoni vet në foto. /Xhelil ARIFI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.