DYLON

Majlinda Kelmendi, e artë në Turqi

Avatar photo Redaksia

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e artë, para pak çastesh, në turneun “Grand Prix” në Samsun të Turqisë. Xhudistja pejane arriti me lehtësi deri te suksesi i radhës, duke e mposhtur në finale italiane, Odette Giuffrida, me ippon.

Paraprakisht Majlinda i kaloi me sukses edhe duelet kundër rumunes, Larisa Florian, ukrainases Mariia Buiok dhe gjermanes Romy Tarangul.

EkoHigjiena

Ky është suksesi i dytë për këtë vit i Majlindës, e cila kohë më parë e fitoi medaljen e artë edhe në Grand Slamin e Parisit. Të rikujtojmë se suksesin më të madh xhudistja kosovare e arriti vitin e kaluar kur u shpall kampione e botës në Rio de Janiero.(RTK)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.