DYLON

Majlinda deklasoi rusen, shpallet kampione evropiane

Avatar photo Redaksia

​Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh për vetën dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione në kuadër të Evropianit që po zhvillohet në Francë, duke e fituar medaljen e saj të parë të kampiones në një ngjarje të tillë. Kjo është medalje e saj e dytë madhore, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar.

Xhudistja pejane ka arritur të shpallet kampione në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë. Kelmendi triumfoi në kategorinë e saj -52 kg, për ta fituar medaljen e saj të parë të artë në një Evropian.

EkoHigjiena

Majlinda u tregua më e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, në finale, duke e mposhtur atë me pikë. Ky është suksesi i radhës për Kelmendin, pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rio.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.