DYLON

Majko: Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së

Avatar photo Redaksia

Majko, thotë që Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, është përfshirë në debatin e nisur nga ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e në të cilin është përfshirë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Ky debat kishte nisur kur ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, tha se Kosova kurrë s’do të çlirohej po të varej nga Ibrahim Rugova dhe se politika e Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar. Pastaj ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri Isa Mustafa duke e quajtur Klosin ‘gojë të keqe’.

EkoHigjiena

E ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko, thotë që Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë, duke ironizuar me shpalljen e tij ‘veteran i luftës së UÇK-së”.

Deklarata e plotë e Pandeli Majkos:

Lexova në media qe “veterani” i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të këtë luftuar me armë në dorë.

Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistet e Luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë. Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilët u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës.

Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja. Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhtarë” për Luftën e Kosovës janë në kohen dhe vendin me të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.