DYLON

Magbule Xhemaili do të hap në Ulqin ekspozitën e saj personale: “Kujtesa e një kohe”

Magbule Xhemaili do të hap në Ulqin ekspozitën e saj personale: “Kujtesa e një kohe”
Avatar photo Redaksia

Artistja Magbule Xhemaili, ka bërë me dije se në Ulqin hapet sonte Ekspozita e saj personale e titulluar “Kujtesa e një kohe”.

Profesoresha e artit ka bërë me dije se ekspozita do të hapet sonte, e diel, 2 gusht 2026, me fillim në ora 20 e 30, në Muzeun Vendor – Qyteti i Vjetër – Kalaja, Ulqin. Mali i Zi, ndërkohë që kuratore do të jetë Mersiha Resulbegoviq Mavriq.

EkoHigjiena

Xhemaili ka bërë me dije se ekspozita organizohet në kuadër të Skenës Verore të Ulqinit dhe do të qëndrojë e hapur nga 2 deri më 13 gusht 2026.

“Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Qendrës për Kulturë – Ulqin dhe Komunës së Ulqinit”, ka bërë me dije Magbule Xhemaili.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.