DYLON

Magbule Shkodra, në krye të grave të AAK-së

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i VII-të Zgjedhor i Aleancës së Gruas së Kosovës, ka zgjedhur sot Këshillin Drejtues dhe Kryetaren e këtij forumi. Kryetare e re, është zgjedhur Magbule Shkodra, magjistre e shkencave inxhinierike, e specializuar në universitetet me renome të Britanisë së Madhe.

Në fjalën e saj, Shkodra është zotuar që si kryetare e re do të punojë me përkushtim në fuqizimin e mëtejmë të rolit të gruas në Aleancë dhe në shoqërinë kosovare.

EkoHigjiena

Ajo ka thënë se është e nderuar që në këtë përgjegjësi do ta pasojë kryetaren e deritashme, Donika Kadaj-Bujupi dhe se bashkë me koleget dhe strukturën e Aleancës, do të vazhdojë punën me përkushtim, në krye të këtij forumi të rëndësishme të partisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.