DYLON

Madiumi francez shkruan për derbin e Anamoravës, “Derbi më i flaktë në planet”

Madiumi francez shkruan për derbin e Anamoravës, “Derbi më i flaktë në planet”
Avatar photo Elife Sherifi

Derbi i i IPKO Superligës në mes Dritës dhe Gjilanit tani më nuk është vetëm një derbi qyteti, e as rajoni, por derbi që kalon kufijtë evropian.

Media franceze “So Foot” me një përshkrim ka treguar se ky derbi është një nga më të çmendurit në botë, duke e shkruar:

“Harrojeni derbin Galatasaray – Fenerbaçe ose Boca Juniors – River Plate, derbi më i flaktë në planet u luajt në Kosovë”.

EkoHigjiena

Dhe në të vërtet kështu ishte, pasi “Intelektualët” dhe “Skifterat” dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit. Të pranishëm në stadiumin e qytetit në Gjilan ishin jo vetëm tifozët, por edhe fytyra të njohura publike nga sporti, kultura e politike dhe jo vetëm nga Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut, Shqiperia dhe mediume nderkombëtare.

Në fund ndeshja u fitua nga Drita, ndërsa “Intelektualët” ishin ata që vazhduan festën edhe pas ndeshjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.