(2LONLINE) – Fjalët tash më janë bërë si guri I mullirit, të njëjtat na përcillen me vite nëpër kokë, e aq më pak të dëgjojmë ndonjë rrokullisje fjalësh të reja. Plot dëshira të kriposura që ndërsillen në trurin edhe ashtu të zvogëluar nga premtimet boshe te cilat na sillen çdo dite që e hapin gazetën, e lëshojmë televizorin apo edhe radion. A mund të pajtohemi me këtë realitet ndër vite I cili çdo ditë e më tepër ekspozohet para syve tanë. Indiferenca lokale e aq më tepër pranimi I realiteti ashtu siç është nga në populli siç janë duke na ka pastruar trurin me sapun.
Tash më të jesh politikan nuk do ta ndiesh krizën globale pasi që ajo do largohet që në mandatin e parë, dhe pyesim kush dhe çka ishin ata deri dje te mençur apo filozof të këtij shekulli?
Çdo herë pranojmë premtime si të ishin të përgatitura për festën e Shën Valentinit, apo edhe lufta e pas luftës ndër vetë që sjell urrejtje, vrasje, rrahje e çka tjetër që të bën përshtypje që ne nuk ishim ata të viteve të 90-ta, dhe a mund të mendojmë së frika na mbajti duart të lidhura për beli.
Edhe pse me vite punuam për të mirën e vetvetes, siç duket vetvetja ishte ajo që na e urryem tani më vetveten duke kapur kokën në dorë dhe gruan mbas vete me fëmijë për të kaluar kufijtë nëpër male për një copë bukë dhe për një jetë më të mirë.
Siç duket u mbushëm në tmerrin e fjalëve boshe e sa për punë ka kohë në do të punojmë, por edhe sa do të bëhet mirë në këtë vend është e vështirë prognoza për të vënë bast, edhe kjo lojë është e kurdisur.
E mashtruam vetën më dëshirën për këtë vend ku ekonomia është biznes ku biznesin luan lojën kapitaliste ende të pa kuptuar mirë, dhe punëtori është skllav I biznesit në të shumtën e rasteve, kjo është ekonomia e tregut apo loja me gishta.
Duke u fokusuar në papunësinë reale e cila sillet me numra rekord, edhe pse mbas asaj që prognozohet larg janë ta që mund të tregojnë realitetin me 120 euro nuk mund të jetohet në asnjë vend.
Shëndetësia si bazament I një populli është duke qëndruar në stazat e tmerrshme, pasiguria për të shkuar te mjeku duke paguar edhe letrën e bardhë nga ajo elementare duke mos menduar gjërat me delikate, shumë herë më mirë është të vdesësh se sat ë rrosh me dhimbje.
Zhurma e çdo ditshme në të gjitha nivelet arsimore po qet në shesh shumë gjëra të cilat veç kanë qenë aktuale, dhe çka mund të flasim për arsimin në këtë vend ku çdo gjë është privatizuar , interesi shihet nga pranimi I nxënësve nga mësuesit duke përzgjedhur të pasurit e duke lënë pasdore të varfrit, dhe çka për ata që sot jetojnë në varfëri të skajshme, a mund të gjendet një përshtypje për këtë vend.
Fjalët e thyejnë gurin, por tek ne i thyen hundët edhe popullin me premtime boshe./2lonline
Agim HAJRIZI