/2L ONLINE/ – Në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan , Policia e Kosovës njësitet sektoriale, gjatë patrullimit kanë hasur në dy persona femra, shtetase të Shqipërisë të cilat ishin duke kërkuar lëmoshë nga kalimtarët e rastit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se dy të dyshuarat janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti dedikohet në procedurë të shpejtë gjykatës ku për pos masës ligjore nga ana e gjykatës është urdhëruar edhe deportimin i tyre në vendin e origjinës në Shqipëri. /2L ONLINE/
fotoilustrim/