DYLON

LVV: Vazhdon përndjekja ndaj aktivistëve të Vetëvendosje-s

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës arrestoi mbrëmë aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtrim Avdimetaj. Arrestimi u bë në qendër të Prishtinës, nga policë të veshur me rroba civile, pa i treguar aktivstit arsyet e arrestimit.
Ky aksion i Policisë është në vazhdën e përndjekjeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Arrestimet e tilla kanë për qëllim dobësimin e kundërshtimit tonë ndaj marrëvëshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës dhe ndaj qeverisë antikushtetuese.

“Shteti diktatorial i treshes Thaçi-Veseli-Mustafa po vazhdon të shtypë opozitën, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje Shkeljet e lirive dhe të drejtave politike të qytetarëve janë një krim që nuk kemi për t’ia falur kurrë këtij pushteti kriminal. Do të vijë dita e demokracisë në Kosovë, dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të japin llogari për krimet e tyre.

EkoHigjiena

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë në të njëjtën linjë, ngase ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, që në të njëjtën kohë janë kërkesa të shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në] fund të rreagimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.