DYLON

LVV: Shumë arsye për të protestuar kundër kësaj Qeverie

Avatar photo Redaksia

Sot, në sheshet kryesore të Prishtinës u vendosën mbishkrimet me disa nga shumë arsyet për të protestuar më 17 shkurt kundër qeverisë aktuale.Lidhur me këtë aktivitet të përbashkët opozitar, Diellza Hoti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha dështimet e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie, janë arsye të mjaftueshme për të protestuar kundër saj. “Dështimet e shumta të kësaj qeverie u rrumbullakuan me marrëveshjet shumë të dëmshme që ia sollën Republikës së Kosovës. Edhe Gjykata Kushtetuese konstatoi se kjo Qeveri tashmë e ka shkelur Kushtetutën e vendit. Ne do të vazhdojmë së kundërshtuari dhe do të reagojmë sa herë që cenohet interesi publik”, theksoi Hoti.

Endrit Zabërgja nga Nisma për Kosovën tha se kjo Qeveri po e keqpërdor secilin mekanizëm shtetëror vetëm për të mbetur në pushtet. “Kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin. Kjo është dëshmuar nga kundërshtimi i fuqishëm i qytetarëve edhe me peticion, edhe me protesta, e edhe përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne besojmë se Kosovës i duhet ndryshimi. Prandaj, i ftojmë të gjithë që të bëhemi bashkë sërish më 17 shkurt për të shkurt, dhe të dëshmojmë fuqinë tonë si qytetari aktive”, tha ndër të tjera Zabërgja.

EkoHigjiena

Aktivisti i VETËVENDOSJE!-s, Kreshnik Ahmeti, u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar kundër një Qeverie e cila atë që e premtoi as nuk e nisi, e atë të cilën nuk e tha asnjëherë, e bëri prioritet qeverisës. “Qeveri erdhi me premtimin e 120,000 e 200,000 vendeve të punës, e gjithë çfarë bëri ishte “dëbimi” i 100,000 qytetarëve nga Kosova. Të protestojmë ndaj një Qeverie e cila u angazhua vetëm për instalimin e “Zajednicës”, pra për Serbinë, pa e përmendur asnjëherë këtë gjë paraprakisht, pa e diskutuar në Kuvend e pa i pyetur qytetarët e Republikës!”, tha Ahmeti.

Për kërkesat e Serbisë, kjo Qeveri po na kthen në një vend autoritar, ku burgosen gjysma e deputetëve opozitar, ku subjektit më të madh opozitar i sulmohen zyrat me njësite anti-terroriste, ku burgosen me qindra aktivistë politik, e ku shkelet Kushtetuta dhe nuk jepet përgjegjësi. Por, qytetarët nuk po e pranojnë këtë realitet. Ata këtë e treguan me peticionin me 205.000 nënshkrime, por Qeveria i quajti injorantë e Presidentja s’iu ktheu përgjigje. Vazhduan kundërshtimin më 28 nëntor e 9 janar, në protesta masive që nuk ishin pa më herët në vendin tonë. Por, Qeveria nuk reflektoi. Prandaj, nuk na ka mbetur rrugë tjetër. Më 17 shkurt, në ora 14:00, takohemi tek Biblioteka Kombëtare për protestën e radhës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.