DYLON

LVV: Shpifjet për Albin Kurtin tregojnë dëshpërimin e qeverisë

Avatar photo Redaksia

Lajmet rreth jetës private bashkëshortore të deputetit të VVetëvendosje, Albin Kurti, janë tërësisht të pavërteta dhe politikisht tendencioze. Këto shpifje të ulëta që vijnë nga mediat dhe portalet e pushtetit, qartësisht shprehin gjendjen dëshpëruese të Qeverisë së Kosovës, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.

Lufta speciale ndaj opozitës triumfuese, po shpërfaqet në këto lajme absurde dhe po tregon mungesë argumentesh e mbështetjeje si dhe panik të madhe të pushtetit. Të përfshirë në këtë luftë speciale janë edhe njerëzit e pushtetit që drejtojnë portale të tilla shpifëse dhe që ngrisin akuza absurde e të pabaza, të mbështetura tërësisht në burime inekzistente.

EkoHigjiena

Duke mos pasur guxim e material që të përballet konceptualisht dhe me argumente, pushteti, në prag të rënies, po mundohet që përmes shpifjeve të tilla të njollosë deputetët e Republikës. Këto lajme të pavërteta tashmë nuk i besojnë as qytetarët, të cilët më të vendosur se asnjëherë, po e kundërshtojnë këtë regjim kriminal dhe shpifës.

Albin Kurti ka qenë në Norvegji para një jave dhe çdo aludim i plasuar në këto portale partiake është shpifje e pastër. Albini, Rita dhe Lea, kurrë s’kanë qenë më të lumtur së bashku, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.