DYLON

LVV: Policia qëndron në dhomën ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu

Avatar photo Redaksia

Policë të shumtë po qëndrojnë në ambientet ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu. Ata nuk po lejojnë as familjen që t’i qëndrojë pranë në dhomën ku po merr kujdesin mjekësor. Policët deri më tani nuk kanë paraqitur urdhërarrest dhe asnjë dokument tjetër zyrtar. Ndonëse ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta mbikëqyrin deputeten, ata po ushtrojnë presion psikologjik mbi të, edhe pas tronditjes që ajo ka pësuar sot, thuhet në reagimin e Vetëvendsjes.

Ky regjim që paradite e lëndoi fizikisht deputeten, pasdite shpifi për të, dhe tash nuk po lejon as që ajo të shërohet normalisht, është regjim shtypës. Madje regjimi nuk po kujdeset më as që ta fshehë këtë. Ky regjim duhet të bjerë sa më parë, dhe kjo seancë e dhunës duhej të ishte seanca e tij e fundit. I urojmë shërim sa më të shpejtë aktivistes Albulena Haxhiu, thuhet në fund të reagimin të Vetëvrndosjes.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.