LVV: Mireshasit në mbështetje të Vetëvendosjes

(2L ONLINE) – Qytetarët e Mireshit masovikisht e kanë përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje për në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Me prezencën e tyre në lokalet shkollës 9 vjeçare të këtij fshati, ata me kujdes të veçantë kanë dëgjuar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Parlamentin e Kosovës nga Gjilani, të cilët shpalosën programin qeverisës të këtij subjekti, duke u ndarë më së të kënaqur me prezantimin e kandidatëve dhe programin e kësaj lëvizje.

Shemsi Syla, kandidat për deputet nga LVV, ka thënë se Kosova aktualisht ka dy rrugë. Njëra sipas tij është kjo që po vazhdon me këtë qeverisje e tjetra është Alternativa e Vetëvendosjes, e cila qon drejt progresit dhe drejt shpresë së një të ardhme të ndritur. “S’do mend se tashmë opinion ka krijuar besimin se vetëvendosje do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe tanimë këtu dilema nuk ka, për faktin se kjo Lëvizje ka dëshmuar në Prishtinë. Sot Vetëvendosja është një armatë e tërë dhe po marshon me hapa të sigurte drejte fitores së pashmangshme”, ka thënë Syla.

Ndërsa kandidati tjetër prof. dr. Besnik Bislimi, ligjërues në Universitetin Amerikan në Kosovë, ka shtjellua në detaje shtyllën kryesore të Alternativës Qeverisëse të LVV, zhvillimin ekonomik të shtetit. Sipas tij, me ardhjen e Vetëvendosjes në qeverisje zhvillimi ekonomik I Kosovës do të ndryshojë rrënjësisht, për shkak se kjo lëvizje do të aplikojë politika të drejta fiskale shumë më të mira seç kanë qenë deri më tash. Ai ka treguar se si do të aplikohet tatimi progresiv, tatimi në fitim, s i dhe shumë lehtësira tjera. Sipas tij, sektori I bujqësisë, energjetikës, mineraleve dhe telekomunikacionit gjenerojnë vende të reja pune dhe politikat e VV do të fokusohen pikërisht në këto sektorë. Bislimi me kompetencë ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje ka hartuar një program të mirëfilltë serioz. Ndërkaq duke ironizuar me programet e partive tjera, Bislimi ka theksuar se janë larg programit të VV dhe në të shumtën e rasteve disa nga subjektet tjera tashmë po e kopjojnë këtë program, Ai ka marrë një shembull konkret se çfarë në të vërtetë partia në pushtet po ju premton qytetarëve. Paramendoni ka thënë Bislimi, Thaçi po kërkon që rrugën Gjilan – Prishtinë me kalua me biçikletë për 3 minuta. A mund të bëhet kjo për kaq minuta?! Gjithsesi se jo, prandaj edhe premtimet e tija janë larg të paarritshme.

Ndërkaq, kandidatja dr, Besa Baftija më shumë është përkujdesur që të flasë për shtyllën e shtetit social, duke u fokusuar më shumë në segmentin e shëndetësisë. Derisa Përparim Muja ka vë në spikamë se rajoni I Anamoravës deri më tani ka qenë I anashkaluar nga të gjitha qeveristë e deritashme, duke premtuar se me ardhjen e VV në qeveris, ky rajon do të këtë shumë më shumë investime seç ka pasur deri më tani.

/e – sponsorizuar/

KOMENTE