DYLON

LVV: Isë & Hashim, Urime 1 Prilli, dita juaj

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar sot një aksion simbolik para Teatrit Kombëtar me rastin e 1 Prillit, Ditës së Gënjeshtrave. Aktivistët e VV-së kanë shpalosur para ndërtesës së qeverisë së Kosovës siç kanë thënë nëntë rrenat e Hashim Thaçit dhe nëntë rrenat e Isa Mustafës,

Përmes një komunikatë të tyre kjo Lëvizje shprehet:

EkoHigjiena

“Qeveritarët tanë, kanë zgjedhur ta injorojnë e shpërfillin popullin e tyre. Kërkesat e qytetarëve e pakënaqësitë e tyre hasin në vesh të shurdhër sa herë i drejtohen Qeverisë. Kurse, të vetmin komunikim që e kanë ndërtuar ata me popullin është përmes rrenës.

Përmirësimi i jetës së qytetarëve e politikat zhvillimore, janë në agjendën e këtij pushteti vetëm kur rrejnë publikisht. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi erdhën në pushtet duke premtuar 120.000 vende të reja të punës nëjri, e 200.000 të tilla tjetri; premtuan dyfishim të buxhetit në shëndetësi; liberalizim të vizave; e çka jo tjetër.

Krejt çka bënë ata pas marrjes së pushtetit, është themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së; marrëveshja për “Zajednicën”; marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi që ia humb mijëra hektarë tokë Kosovës; si dhe projekte të ngjashme që rrezikojnë sovranitetin e vendit, shkatërrojnë ekonominë si dhe kërcënojnë me thellim të varfërisë në Kosovë.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po e vazhdojnë qeverisjen e tyre kriminale në shërbim të interesave të tyre personale e grupe, dhe kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit tonë. Ata deklaruan edhe që “Zajednica” është në përputhje të plotë më Kushtetutën, por i demantoi vetë Gjykata Kushtetuese.

Pra, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, erdhën në pushtet përmes rrenave, dhe po e vazhdojnë qeverisjen e tyre përmes rrenave. Prandaj, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot shpërfaqën edhe një herë 18 nga rrenat më të mëdha publike të Mustafës dhe Thaçit, 9 të njërit dhe 9 të tjetrit, për të shënuar kështu 1 Prillin – Ditën e Isës dhe Hashimit?

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.