DYLON

LVV: Homazhe në Prekaz

Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në shenjë nderimi për rënien heroike të familjes Jashari gjatë rrethimit në datat 5, 6, dhe 7 Mars 1998. Qëndresa dhe vetësakrifikimi i Jasharëve ishte ngjarja që frymëzoi e mobilizoi shqiptarët anembanë për luftën e drejtë çlirimtare.
“Familja Jashari u flijua që popullit dhe Republikës së Kosovës t’i hiqet dhuna, t i hiqet okupimi, dhe t’i jepet liria dhe barazia. Pra kjo familje, baca Adem dhe familja e vet, janë edhe dëshmi e kohës, dëshmi e sakrificës së popullit për liri, por janë edhe udhëzues i së ardhmes, se si individi është përherë në funksion të së mirës kolektive dhe nuk është asnjëherë më i rëndësishëm se ajo”, theksoi Kryetari i Vetëvendosje-s, Visar Ymeri.

Pas homazheve, përfaqësues të Lëvizjes u pritën në kullën e familjes Jashari, ku u fol për nevojën e angazhimit të të gjithëve ashtu që të vazhdohet rruga dhe ideali i të rënëve, për liri dhe bashkim kombëtar.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.