DYLON

LVV: Gjilan vetëvendosës, faleminderit shumë që guxove!

LVV: Gjilan vetëvendosës, faleminderit shumë që guxove!
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar procesi i numërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, me ç’rast rezultatet tregojnë për një fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjilan, thuhet në komunikatën e Qendrës në këtë komunë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje falenderon të gjithë qytetarët për kulturë të lartë të treguar në procesin e votimit dhe të gjithë komisionerët e vëzhguesit që u kujdesën për mbarëvajtjen e votimit dhe numërimit të votave. Faleminderit për të gjithë mbështetësit që besuan se vendit tonë i duhet ndryshimi e zhvillimi, e që Lëvizja Vetëvendosje është alternativa për shtetin social e shtetin e së drejtës.

Gjilani gjithmonë ka ditur të rreshtohet drejt, për t’i prirë proceseve të ndryshimit, e për këtë duhet edhe vullnet, edhe guxim. Andaj, faleminderit Gjilan vetëvendosës që guxove, thuhet në fund të  komunikatës së Vetëvendosjes, Qednra Gjilan.

EkoHigjiena

.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.