DYLON

LVV: Arrestohet Xhelal Sveçla

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla. Kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvnedosje.
Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja Vetëvendosje. Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet.

Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëheqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së.

EkoHigjiena

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.