DYLON

LVV: Arrestohet aktivisti Alket Zeqiri

Avatar photo Redaksia

Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alket Zeqiri. “Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë. Aktivisti Alket Zeqiri u arrestua në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, me ç’rast edhe iu bastis shtëpia, duke i terrorizuar kështu familjarët e aktivistit”, njofton përmes një komunikate Vetëvnedosje.

Lëvizjes Vetëvendosje thotë se i bënë thirrje këtij “pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja”.

EkoHigjiena

Vetëm në këtë mënyrë, shton kjo parti, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. “Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.