DYLON

LVV: Arrestime të reja pa asnjë arsyetim

Avatar photo Redaksia

Vetëvendosje ka bërë me dije se Policia ka arrestuar 3 aktivistë të Lëvizjes të cilët ishin duke dalë nga zyra e Lëvizjes për të shkuar në shtëpitë e tyre. Aktivistët ishin së bashku në makinën të cilën e ndaloi policia.

Policia të vetmin justifikim që u ka dhënë ishte: “ju keni një laptop me vete dhe ne duhet t’ju dërgojmë tek njësia e krimeve kibernetike për t’ju hetuar”!

EkoHigjiena

Ndërkohë Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe 5 aktivistë të tjerë në një makinë tjetër duke i kontrolluar deri në detaje dhe është duke i mbajtur ende të ndaluar pa asnjë arsyetim. Aktivistët janë duke i dërguar, me Njësit Special, në stacion policor, njësinë e hetimeve.

Kosova po shndërrohet në shtet policor.

Kjo gjendje nuk do të vazhdojë gjatë!

Aktivistët e arrestuar pa asnjë arsyetim janë:

Agron Kabashi

Astrit Dehari

Arbër Sejdiu

Liridona N. Gashi

Arianit Sopi

Shpresa Sejdiu

Egzon Balaj

Zgjim Hyseni

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.