Luto, shko edhe në Prishtinë kënaqe krejt!

Luto, shko edhe në Prishtinë kënaqe krejt!

Pas debaklit që LDK- ja pësoi në këto zgjedhje, njëri prej emrave që po lakohet për të ardhë në krye të saj është edhe ai i Lutfi Hazirit. E gjithë kjo po mendohet të bëhet për ta këndellur LDK- në apo thënë më mirë për ta shpëtuar atë nga fshirja e tërësishme e saj nga skena politike.

Shkruan: Durim Kadriu, aktivist i Lëvizjes “Vatra”

Po të ndodhte që edhe një herë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, LDK- ja me këtë lloj udhëheqësie që e ka (e ku aty bënë pjesë edhe z. Haziri), do ta rrezikonte seriozisht  edhe kalimin e pragut.

Nuk e di se çfarë mund të bëjë z. Haziri për LDK- në, nëse bëhet kreu i saj. E tëra që ai mund të bëjë është që LDK- në ta ulë në 4%, për diçka tjetër nuk e besoj që është i aftë. Njëjtë sikurse Gjilanin që e ka katandisur si mos më keq, ashtu do të bënte edhe me krejt Kosovën (në rast se ndonjëherë do të bëhej kryeministër, larg qoftë).  Çfarë alternative të udhëheqjes do të mund t’i sillte Kosovës z. Haziri kur e bëri bërllog me Gjilanin? E çoi në humnerë  qytetin më të madh dhe më të pasur të Anamoravës, e shndërroi atë në më të varfër dhe në më të paperspektivë në gjithë Kosovën.

 Si mundet ai ta përparojë Kosovën kur në Gjilan për katër mandate qeverisjeje nuk e solli as edhe një investitorë të vetëm? Me çfarë baze ai e synon edhe pushtetin qendror kur nuk bëri asgjë për ta ndaluar ikjen e të rinjve nga komuna që ai e udhëheqë tash e 10 vjet? Çfarë mund ai t’i ofrojë Kosovës kur në komunën e tij krejt investimet i dërgon në asfalt (që nuk qëndron më shumë muaj)?

Gjilani ende e ka problem furnizimin më ujë, ende ka problem me ajrin tmerrësisht të ndotur (megjithëse nuk punon pothuajse  asnjë fabrikë), ende e ka problemin e mungesës së parkingjeve, ende ka problem me tollovinë në “qendër” të qytetit, edhepse janë bërë majat investime aty. Me sa mend synon edhe më shumë pushtet një njëri që në shekullin XXI pretë pemët, ngushton parkun, për të zgjeruar panevojshëm asfaltin? Në vend që të gjej ndonjë mënyrë për ta liruar qendrën nga veturat dhe të bëjë ndonjë bulevard, ai e koncentron edhe më tepër qarkullimn e veturave aty. Krejt qendra është bërë tym e pluhur.

E tëra që z. Haziri mund t’i ofrojë nivelit qendror është ndonjë ligjëratë përmes së cilës do t’i mësonte se si shitet një lopë 2800 euro; se si menagjimi i ujit lihet krejtësisht në dorë t’Zotit; se si fitimi është në asfalt; se si komuna nuk investon për vite më radhë as edhe një cent për libra; se si lihet Biblioteka e Qytetit pa wireless; se si hapësira lexuesve (në bibliotekë) ngushtohet me zyre të një drejtorie… z. Haziri mund edhe të t‘iu mësojë edhe se si ta sillni Komunën e Leposaviqit në Gërmi, njëjtë sikurse e solli kufirin e Novobërdës mu në lagjet e Gjilanit.

Kaq kemi pa prej tij në Gjilan tash e 10 vjet, për më tepër ju dini.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE